Diego Costa, zyrtarisht me ekip të ri. Sulmuesi spanjoll (me origjinë braziliane) nënshkruan me Wolverhamptonin në Premier League deri në fund të këtij sezoni. Lojtari veteran është bërë pjesë e “Ujqërve” duke hedhur të zezën mbi të bardhë, pasi ka kaluar testet mjekësore.
Diego Costa, edhe pse nuk është në momentin e tij më të mirë sportiv, mund t’i ofrojë shumë eksperiencë dhe gola skuadrës së “Ujqërve”. Përveç kësaj, ai e njeh Premier Ligën pasi fitoi dy tituj me Chelsea-n.
Edhe pse ai ka qenë pa një klub që kur u largua nga Atlético Mineiro në janar, Diego Costa beson se nuk do t’i duhet shumë kohë për t’u rikthyer në formë në Premier League.
“Wolves është një klub me lojtarë shumë të mirë, që dinë të luajnë futboll, dhe të kesh mundësinë për të luajtur sërish në Premier League ishte gjëja kryesore”, – tha sulmuesi veteran në prononcimin e parë si futbollist i Wolves.
It’s official. ✍️ pic.twitter.com/FXcgReSlsr— Wolves (@Wolves) September 12, 2022