Njohësi i politikës së jashtme, Visa Xani ka komentuar në Info10 takimet e fundit në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së.
Xani ka hedhur kritika ndaj kryediplomatit spanjoll, Josep Borell, për siç tha ai, se bashkë me ekipin e tij ishin përgatitur që kjo marrëveshje të dështojë në rast të tensionit në tryezën e Brukselit.
“Rreth 20 orë negociata brenda 24 orëve. Takimi 8 orësh nuk mu dukë me përpjekje serioze për të gjetur zgjidhje. Serioziteti ka qenë më i madh për t’i pajtuar apo detyruar palët që të gjejnë një zgjidhje. Brenda ditës kemi pasë disa opsione e zgjidhje. Borell mori një ofanzivë kundër Kosovës, duke shpallur fajtorin në tryezë të negociatava, që edhe në të kaluarën edhe nëse ka pasur tensione kaq të mëdha, nuk ka pasur deklarime kaq të ashpëra siç kishim të Borellit. Duket që Borell me ekipin e tij sikur ishte përgatitur për dështimin e kësaj marrëveshjeje dhe në rast tensioni të ketë adresë Kosovëm”, tha Xani në Info10.