Xavi Hernandez është ulur në stolin e Barcelonës si shpresa më e madhe për ta nxjerrë klubin nga humnera që është futur.
Barça ka ndryshuar shumë së fundmi dhe në La Liga qëndron shumë keq në renditje.
Sido që të jetë, të gjithë sytë i kanë nga Xavi për të rikthyer klubin aty ku e ka vendin.
Nuk do të vonojë shumë dhe Xavi do të testohet në një ndeshje të madhe, në sfidën që Barcelona do ta zhvillojë me Real Madridin.
Më 12 janar, pak ditë pasi të kemi hyrë në vitin 2022, Reali dhe Barcelona do të përballen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, derisa sfida tjetër do të jetë mes Athletic Bilbaos dhe Atletico Madridit.
Sido që të jetë, deri atëherë, në La Liga dhe Champions League, Barcelona do t’i zhvillojë 11 ndeshje – mjaftueshëm për të ndërtuar një ekip garues dhe për ta bërë El Clasicon më interesant të viteve të fundit, pasi Reali i ka fituar të katërta përballjet e fundit mes tyre./Gazeta Enigma/