Xhafer Gashi mobilizon ekipin e LDK-së në Obiliq: Me unitet dhe vizion drejt fitores së sigurt

Xhafer Gashi mobilizon ekipin e LDK-së në Obiliq: Me unitet dhe vizion drejt fitores së sigurt

Kryetari i LDK-së – Dega në Obiliq dhe njëherit kandidat për Kryetar të Komunës,  Xhafer Gashi, së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunal dhe me shtabin zgjedhor, ka mbajtur një takim ku është diskutuar për procesin zgjedhor dhe aktivitetet e fushatës.

Në këtë takim u theksua përkushtimi dhe uniteti i ekipit për të qenë sa më afër qytetarëve, si dhe për të prezantuar vizionin dhe programin qeverisës që garanton zhvillim, mirëqenie dhe një të ardhme më të sigurt për komunën e Obiliqit.

Gashi theksoi se energjia dhe gatishmëria e secilit anëtar të ekipit përbëjnë forcën kryesore të LDK-së në këtë garë zgjedhore, duke shtuar se me besimin e qytetarëve dhe me punën e përbashkët, fitorja është e sigurt.

Gashi, njëkohësisht ka falënderuar qytetarët e Obiliqit për mbështetjen, besimin dhe pritjen e ngrohtë që po i japin çdo ditë, duke theksuar se kjo mbështetje është motivi kryesor për të vazhduar me përkushtim në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për komunën.

Related Articles