Xhafer Tahiri: 100 mijë euro do t’ua falim bizneseve komunale

Xhafer Tahiri: 100 mijë euro do t’ua falim bizneseve komunale

Pritet që vushtrriasit të lirohen nga taksat komunale dhe nga qiratë. Lajmin e ka bërë të ditur kreu I kësaj komune në profilin e tij.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se i ka propozuar Kuvendit të Komunës lirimin nga pagesa e taksave komunale dhe qirasë për pronat e dhëna në shfrytëzim dhe shfrytëzimin e hapsirave publike në qytet, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se ndikimi i kësaj mase në buxhetin e Komunës është mbi 100,000€ në të hyra vetanake që nuk do të mblidhen por që këto mjete do të mbesin në buxhetin e biznesit dhe fermerëve vushtrrias!

Related Articles