Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Vushtrri, ka ashpërsuar gjuhën duke thënë se PDK po bashkëpunon me “serbët e Prelluzhës”.
Në reagim, thuhet se LDK, përkundër PDK-së, ka bërë koalicion me një parti shqiptare, duke iu referuar koalicionit me Vetëvendosjes gjatë ditës së djeshme.
Mes tjerash, është thënë se “ne besojmë në bashkim për zhvillim, jo në pazare për pushtet”.
“Ferit Idrizi dhe PDK në Vushtrri kanë bërë koalicion me serbët e Prelluzhës, ku ai ka marrë 72.27% të votave. LDK, përkundrazi, ka bërë koalicion me parti shqiptare, për interes të qytetarëve të Vushtrrisë. Sepse ne besojmë në bashkim për zhvillim, jo në pazare për pushtet. Bashkë për fitore LDK – Vushtrria e vlerave!”, thuhet në reagim, teksa janë publikuar fotografi nga rezultatet e KQZ-së në shkollën fillore “Vuk Karadžić”, ku shihet se kandidati i PDK-së ka marrë 417 vota.
Madje u paralajmëruan edhe masa ndaj tij.