Ferit Idrizi e ka marrë detyrën e kryetarit të komunës së Vushtrrisë.
Xhafer Tahiri ka bërë një shembull të mirë duke ia dorëzuar detyrën zyrtarisht Idrizit.
Idrizi u zotua se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, teksa shtoi se do të bashkëpunojë me të gjithë këshilltarët e zgjedhur të kuvendit komunal.
“Ju besuat se un do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, tani pas asaj gare të zgjedhjeve tani e kem një përbërje të kuvendit komunal të të gjithë partive politike, deklaroj haptas se do të jem bashkëpunëtor i të gjithë juve, do të bashkëpunojmë së bashku dhe do t’i trajtojmë të gjitha politikat e komunës”.
“Zotohem se të gjithë energjinë time do ta kem për qytetarët dhe do të jem i hapur për të gjithë”.
Bashkë me stafin e tij, ish-kryetari Tahiri ka pritur rivalin nga zgjedhjet e fundit duke e uruar për punën e nisur. / Gazeta Enigma.