Skuadra e Bayer Leverkusen është rikhyer te fitorja në Bundesliga, pasi në javën e 20-të arriti fitore 0:2 ndaj Darmstadt.
Qysh në pjesën e parë, Leverkusen tregoi se ka udhëtuar për t’i marrë tri pikë.
Golin për 0:1 e shënoi futbollisti Tella në minutën e 33’të, pas një asisti nga Grimaldo.
Në pjesën e dytë, skuadra ku luan mesfushori shqiptar, Granit Xhaka shënoi edhe një gol me anë të Tella, pas asistit nga Wirtz.
Me këtë fitore, Leverkusen vazhdon si lider në Bundesliga me 52 pikë, dy më shumë se Bayern Munich, që mposhti 3:1 kundërshtarin, Monchengladbach.