Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville thotë se mesfushori Granit Xhaka bëri një gabim të rëndë duke i zgjuar nga “gjumi” tifozët e Liverpoolit.
Arsenal ishte në epërsi ndaj Liverpoolit dhe për një moment ndodhi një incident që zgjoi tifozët pasi Xhaka u përplas me mbrojtësin Trent Alexander-Arnold.
Neville thotë se në atë moment tifozët u zgjuan nga gjumi prandaj edhe “Reds” nisën të marrin dominimin e lojës.
“Kur këta tifozë janë në gjumë, ju nuk doni që t’i zgjoni. Lëreni të flejnë. Xhaka i zgjoi tifozët“, deklaroi ai.
Pas kësaj, Liverpool nisi këndelljen dhe ndoshta edhe e meritoi fitoren kundër Arsenalit, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 2:2.
Derbi mes dy rivalëve anglezë ishte tejet interesant nga minuta e parë, me Aaron Ramsdale që shpëtoi klubin e Arsenalit në fund me disa super pritje të njëpasnjëshme.
Me këtë barazim, Arsenali tani është gjashtë pikë para Manchester Cityt, por kampioni i Anglisë ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në xhiron e radhës, Arsenal do të përballet me Ëest Hamin derisa ndeshjen ‘jetike’ për titull do ta zhvillojnë kundër Manchester Cityt.