Xhaka për kualifikimin në çerekfinale të Euro 2024: Ajo që kemi arritur është më shumë se e veçantë

Xhaka për kualifikimin në çerekfinale të Euro 2024: Ajo që kemi arritur është më shumë se e veçantë

Zvicra të shtunën mbrëma ka mposhtur kampionen aktuale, Italinë, me rezultat 2:0.

Pas triumfit të kombëtares zvicerane, kapiteni Granit Xhaka ka dalë në një konferencë për shtyp.

Nga atje ai ka thënë se ajo se çfarë kanë arriur deri më tani është më shumë se e veçantë.

“Jam shumë krenar për të gjithë. Ajo që kemi arritur është më se e veçantë. Të luash kështu në këtë nivel, të luash me këtë energji ndaj një kundërshtari të madh, është speciale. Dhembja nga humbja e tri vjetëve më parë ishte ende prezentë”, ka thënë Xhaka, transmeton Gazeta Enigma.

Related Articles