Xhaka për vërshëllimat e tifozëve: Jam i befasuar, është gjëja e fundit që kam pritur

Xhaka për vërshëllimat e tifozëve: Jam i befasuar, është gjëja e fundit që kam pritur

Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Zvicrës në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Gjatë këtij takimi, cak i vërshëllimave nga tifozat ishte ylli shqiptar Granit Xhaka, i cili u vërshëllua në çdo prekje të topit.

Pas përfundimit të ndeshjes, Xhaka tha se ishte i befasuar nga kjo situatë dhe se nuk e kishte pritur aspak.

“Jam i befasuar që jam fishkëllyer. Dhemb, por më duhet ta pranoj atë. Mundohem të koncentrohem vetëm në futboll. Për fat të keq është pjesë e lojës”.

“Gjithnjë kam pasur përkrahjen e tifozëve të Zvicrës, pavarësisht nëse kemi luajtur në shtëpi apo në udhëtim”.

“Të gjithë që ishin këtu mund të jenë krenarë. Nuk është diçka që mund ta marrësh të sigurt. Jemi kualifikuar për ngjarje të mëdha për herë të tetë radhazi. Ishte e rëndësishme për ne që kosovarët nuk e morën me vete euforinë”.

“Mentalisht është ende e rrezikshme duke e ditur që nuk lejohet të pranosh gjashtë gola. Ishim dominantë në pjesën e parë dhe deri te goli. Dhe natyrisht, Kosova u kthye. Në përgjithësi kishim një kampanjë të mirë”, ka deklaruar Xhaka.

Related Articles