Mesfushori nga Kosova me nënshtetësi zvicerane, Granit Xhaka, është pritur me flamurin kombëtar në prag të sfidës që skuadra e tij, Arsenali e zhvillon kundër Tottenhamit, në Spurs Stadium.
Teksa hyjnë në fushë me bashkëlojtarët, në prapavijë shihet flamuri kuqezi që ishte i vendosur dhe po thërrisnin emrin e Xhakës, për t’u afruar.
The Arsenal have arrived. pic.twitter.com/PwCSyQKhcm— Eduardo Hagn (@EduardoHagn) January 15, 2023
Xhaka po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme me skuadrën e tij, me topçinjtë që janë lider të Premierligës me pesë pikë më shumë se Manchester City, edhe pse kanë një lojë më pak të zhvilluar.
30-vjeçari i ka kaluar të gjitha krizat me skuadrën që vinin si pasojë e tensioneve me tifozët dhe tani është shndërruar në lojtarin kyç dhe sërish është lojtari favorit te topçinjtë.
Në 17 paraqitje këtë sezon, Granit ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar katër asiste, teksa dhuroi paraqitje shumë të mira edhe në Botëror me Zvicrën, duke eliminuar në grupe Serbinë, por që më pas në fazën e eliminimit direkt u mposhtën thellësisht nga Portugalia.