Xhaka vlerëson Kosovën pas ndeshjes, ka disa fjalë edhe për Shqipërinë

Xhaka vlerëson Kosovën pas ndeshjes, ka disa fjalë edhe për Shqipërinë

Kosova ka luajtur baraz 1:1 me Zvicrën në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Letzingrud të Cyrihut.

Kosova pati mundësi edhe ta fitonte krejt ndeshjen, teksa edhe kaluan të parët në epërsi.

Pas ndeshjes, Granit Xhaka deklaroi se ishte ndeshje shumë e veçantë.

“Jo s’ka shancë. E veçantë për mua, për familjen, për miqtë. Një lojë kundër vendlindjes tem, një vend që e du shumë. Kosova ka lujt mirë, edhe na kemi lujt mirë. E kam një karakter që dua te jem në fushë. Dua të luaj sa më shumë për Zvicrën. Kjo temë po bëhet pak më e madhe, kështu që nuk dua të zgjasë këtë temë. Një ekip shumë i mirë, me lojtar individual të mirë. Besoj se në të ardhmen do të kenë sukses”, tha Xhaka.

“Na kemi luajtur për Zvicrën edhe kurrë nuk kemi mundur ta ndërrojmë. Mua nuk më ka kontaktuar asnjë gazetarë i Kosovës apo Shqipërisë, me gjithë qef do të ju pranojë”, përfundoi mesfushori nga Prishtina.

Kosova më 24 mars fitoi 5:0 ndaj Burkina Fasos, teksa sonte me fuqinë e 14-të botërore luajti bara

Related Articles