Skuadra e Ballkanit ka fituar në ndeshjen e sotme me rezultat minimal 1-0 ndaj Llapit.
Mirëpo, pas ndeshjes, tifogrupi i Ballkanit i njohur si “Xhebrailat”, janë tallur me trajnerin e Llapit, Tahir Batatinën.
“Xhamadani vija vija, Tahir Batatina pa asni pike shkon te shpija”, kanë shkruar ata në rrjetin e tyre social në facebook.
Tahir Batatina në anën tjetër, fajësoi gjyqtarin për fitoren e Ballkanit.