Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti për sulm fizik ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashi, duke e dënuar me 1 mijë euro gjobë.
Aktgjykimi ndaj Halitit u shpall të hënën, nga gjykatësi Driton Berisha.
Sipas aktgjykimit, Haliti obligohet që gjobën prej 1 mijë euro ta paguaj në afate prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë se këtij vendimi.
Sipas gjykatësit Berisha, në rast se i njëjti nuk dëshiron ose nuk mund ta paguaj dënimin me gjobë, gjykata do t’ia zëvendëson dënimin me gjobë në dënim me burgim duke ia llogaritur një ditë burgim me 20 euro gjobë.
Haliti obligohet që në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 60 euro dhe në emër të kompensimit të Fondit për viktima shumën prej 20 euro.
Gjithashtu, gjykatësi Berisha bëri të ditur se detajet mbi dënimin e Halitit do jepen pas përpilimit të aktgjykimit.