Xhaxhai i Lulzimit i pakënaqur me dënimin ndaj autorëve të vrasjes: Është pak dhjetë vite burgim

Xhaxhai i Lulzimit i pakënaqur me dënimin ndaj autorëve të vrasjes: Është pak dhjetë vite burgim

Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu që u vra mizorisht në janar të këtij viti në Podujevë, ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila edhe në rigjykim dënoi dy të akuzuarit me 19 vjet burgim.

Fejzullahu është shprehur i pakënaqur me aktgjykimin e gjykatës, duke thënë se dënimi është i ulët dhe si familje janë demoralizuar, shkruan Enigma.

“Gjykimi është i njëjtë. Neve si familje na ka demoralizu. Nuk na konvenon dhe nuk na pëlqen. Mashkulli jem mungon, ky është i gjallë, han mish tri herë, bjen flen e çohet. Unë temin nuk e kam. Ndjejë mungesë të thellë. Nuk jam i kënaqur me vendimin e sotit. Është pak dhjetë vite burgim”, ka thënë ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim ka dënuar dy të miturit me 10 dhe 9 vjet burgim për vrasjen e rëndë të Lulzim Fejzullahut.

Të pandehurin E.K., e ka dënuar me 10 vjet burgim, e A.A me 9 vjet burgim, duke konfirmuar vendimin e parë, që ishte marrë në maj.

Related Articles