Këtë të hënë dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve që ka ndodhur në rrugën Dragash-Zhur, tek vendi i quajtur “Laku i keq”, raporton Gazeta “Enigma”.
Viktimat janë një grua 42-vjeçare dhe një fëmijë i moshës trevjeçare (nënë e bijë).
Edhe dy vozitësit e autojeteve kanë pësur lëndime trupore nga ky aksident.
Kryetari i Komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini, ka vizituar famijarin e viktimave Vloran Krasniqi, i cili aktualisht gjendet në spital.
Xheladini përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se gjendja shëndetësore e Krasniqit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Në lidhje me rastin Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me ushtruesin e detyrës së komandantit të trafikut rajonal në Prizren, Arben Elshani, i cili ka deklaruar se aksidenti ka ardhur për shkak se nuk është përshtatur shpejtësia e lëvizjes me rrezën e kthesës ku edhe ka ndodhur rasti. /Gazeta Enigma/