Xhemati ia dhuroi një “Mercedes”, hoxhë Mazllami tash e kërkon një “Jeep” nga Naim Tërnava

Xhemati ia dhuroi një “Mercedes”, hoxhë Mazllami tash e kërkon një “Jeep” nga Naim Tërnava

Hoxhës nga Prizreni, Mazllam Mazllami i është bërë një dhuratë nga xhemati i tij në rastin e pensionimit.

Ai gjatë një prononcimi për T7 ka falënderuar xhematin e tij për këtë dhuratë.

Por thotë se këtë dhuratë do të duhej t’ia bënte Naim Tërnava.

“Me thënë të drejtën këtë lloj veture është dasht Naim Tërnava me ma jap e jo xhemati. Sepse jam punëtor i Bashkësisë Islame, sepse krejt familja jemi punëtorë të BIK’ut. Djali madh, i dyti, unë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Naim Tërnava do të duhej t’ia bënte një dhuratë në formë xhipi, duke thënë se shkon për të predikuar edhe nëpër zona malore.

Related Articles