Kombëtarja e Zvicrës do të përballet me Serbinë në fazën e grupeve në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Kujtojmë kohën kur Zvicra më 22 qershor të vitit 2018 e kishte mposhtur Serbinë me rezultat 2-1 në Kampionatin Botëror të vitit 2018.
Xhaka kishte shënuar për 1-1 në minutën e 52-të, ndërsa Shaqiri kishte gjetur rrjetën në minutën e 90-të, golat e tyre ishin përcjellë me festën e shqiponjës.
Shaqiri ka folur pas hedhjes së shortit, atje ku tha se do të mundohen ta bëjnë më të mirën.
“Ka disa grupe vërtet të vështira, ne jemi në një prej tyre. Do të tentojmë më të mirën, unë dhe Graniti do ta udhëheqim skuadrën brenda dhe jashtë fushës”, tha ai./GAZETA ENIGMA/