Kurti me xhipa, Haradinaj: Si në kohën kur vinin zyrtarët e Jugosllavisë më 40 xhipa e 500 pushkë

Kurti me xhipa, Haradinaj: Si në kohën kur vinin zyrtarët e Jugosllavisë më 40 xhipa e 500 pushkë

Deputeti i betuar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka komentuar mënyrën se si vjen kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në Kuvend.

Ai tha se ndonjëherë i duket si në kohën që ai e quajti “të egër”, kur sipas tij, “vinin zyrtarët e Jugosllavisë me 40 xhipa”.

“Përderisa është i rrethuar, bile ndonjëherë po më tingëllon sikur në atë kohën e egër kur na vinin zyrtarët e Jugosllavisë më 40 xhipa e 500 pushkë. Përderisa ai vjen me gjithë atë sigurim, eksortë në Parlamentin e Kosovës, në vendin më të sigurt. Askush nuk e rrezikon Kurtin në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Tutje, këtë krahasim Daut Haradinaj nuk e ka konsideruar si të rëndë, por sipas tij, është real.

youtube.com/watch?v=w3MrkeF20wk&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=Mjg2NjY

Related Articles