Kastriot Berisha, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Malishevës i cili u bë ‘hit’ i fushatës për deklaratat e tij qesharake nuk ka shënuar rezultat të mirë në zgjedhjet lokale të ditës së sotme.
Sipas rezultateve të para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, del se ai ka marrë vetëm 2.96% të votave.
Berisha u bë i njohur për opinionin me deklaratën e tij se ai në kohën e lirë lexon lektura dhe për tjetrën kur e ngatërroi llogaridhënien me xhirollogaridhënien./Gazeta Enigma/