Ekipi i Kosovës në xhudo sot ka garuar në Kampionatin Ballkanik për Seniorë që u mbajt në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Dy medalje të arta, dy të argjendta, një të bronztë dhe një vend të 5-të, është epilogu i meçeve të sotme.
“Garuesit tonë sot zhvilluan ndeshje të bukura e atraktive ku arritën rezultate edhe në këtë Kampionat Ballkanik”, tha Federata e Xhudos e Kosovës.
Rezultatet e xhudistëve nga Kosova:
Flaka Loxha (-57 kg) e artë;
Dëbora Gjakova (-63 kg) e artë;
Erza Muminoviq (-52 kg) e argjendtë;
Dardan Cena (-73 kg) i argjendtë;
Muhamedin Veseli (-66 kg) i bronztë;
Anes Veseli (-81 kg) vendi i 5-të;
Loris Sharapolli (-81 kg) mbeti pa plasman – fitoi dy ndeshje e dy i humbi;
Dion Sharapolli (-73 kg) po ashtu mbeti pa plasman – fitoi një ndeshje kurse dy tjera i humbi.