Në Komunën e Pejës është duke u mbajtur një kamp stërvitor për xhudistë.
E veçantë e këtij kampi këtë vit mbetet pjesëmarrja e ekipit të Moldavisë, për herë të parë në Kosovë.
Kështu ka njoftuar Drtion Kuka, trajneri i xhudos.
“Ekip i fortë e njerëz pozitiv dhe mirënjohës për mikëpritjen që hasën në vendin tonë. Sporti po then gjithmonë barrierat politike dhe kjo do vazhdoj tutje! Përndryshe në Pejë po qëndrojnë 150 garues në Kampin stërvitor këtë javë nga shtete të ndryshme”, thuhet në postimin e Kukës. /Gazeta Enigma