Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura, e cila nuk arriti ta kap për pak fitore, po vazhdon të komentohet. Ajo çka e ka karakterizuar brenda shtëpisë dhe për të cilën ajo ka qenë krenare është qëndrimi në kuzhinë dhe gatimet për banorët.
Një gjë të tillë, që e ka mjaft në qejf, Xhuli po vazhdon ta bëjë edhe jashtë për të tjerët. Sonte, ajo ka vendosur të gatuajë pitet e saj të famshme, për shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë.
Xhuli ka vendosur që t’ua përgatis iftarin dhe për këtë ka hedhur edhe një foto në Instagram.