Xhuli i del në mbrojtje Nitës për debatin me Ronaldon: Kur gruaja thotë mos më prek, i bie ndalu

Xhuli i del në mbrojtje Nitës për debatin me Ronaldon: Kur gruaja thotë mos më prek, i bie ndalu

Nita Latifi këto ditë është komentuar pak më shumë nëpër media për shkak të përfshirjes në debate brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Së fundmi ajo ka pasur një përplasje me Ronaldo Sharkën, që nisi nga nominimi që këngëtarja ia bëri gazetarit nga Shqipëria.

Artistja nga Kosova u shpreh e revoltuar për mënyrën se si Sharka u sill me të dhe për veprimet që bëri. Për këtë, Latifi pati mbështetje të madhe nga jashtë nga miqtë dhe ndjekësit e këtij formati.

Një reagim nuk mungoi as nga finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, e cila e përgëzoi Nitën për fjalët që tha.

“Bravo Nita Latifi. Kur gruaja thotë mos më prek i bie ndalu, mos më prek dhe pikë”, u shpreh modelja nga Drenica.

image 43

Related Articles