Të enjten, Shqipëria ka zhvilluar një ndeshje fantastike, ku ka fituar në rezultat 3-0 ndaj Çekisë në kuadër të kualifikomeve për Kampionatin Evropian 2024.
Teksa shumë tifozë shqiptarë kanë qenë orezzentë në Stadiumin “Air Albania”, sigurisht që nuk kanë munguar edhe shumë prej fytyrave publike.
Modelja Juliana Nura e cila këto ditë është zhvendosur në Tiranë për spektaklin “Dancing With The Stars”, ishte gjithashtu e pranishme në tribuna.
Ajo publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi dhe video, ku dukej mjaft atraktive e veshur me një palë pantallona dhe një bluzë të shkurtër, ndërsa jepte mbështetje për djemtë e Kombëtares Shqiptare.
“Shqiponjat fluturojnë drejt Berlinit! Shumë e lumtur të përjetoj nga afër një nga momentet më të veçanta për çdo shqiptar anë e mbanë botës. Futbolli dhe sporti na bashkojnë sërish, kësaj here për të shkuar të gjithë së bashku drejt Gjermanisë”, ka shkruar Xhuli në mbishkrimin e fotografive.
Xhuli përndryshe ka qenë një enër mjaft i përfolur gjatë këtij viti – kjo falë pjesëmarrjes së saj në formatin shumë të shikuar Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/