Kurti për mediumin francez : Terroristët kishin harta dhe plane për të sulmuar në 37 pika

Kurti për mediumin francez : Terroristët kishin harta dhe plane për të sulmuar në 37 pika

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se agresioni i Serbisë më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit cenoi sovranitetin dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.

Në një intervistë për mediumin francez “Liberation”, Kurti mes tjerash ka potencuar se nuk i beson ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për këtë sulm.

“Po sigurisht. Ky është një akt agresioni i Serbisë, i cili cenoi sovranitetin dhe sigurinë tonë kombëtare. Vlera e armëve dhe pajisjeve të sekuestruara arrin në më shumë se 5 milionë euro. Terroristët kishin harta dhe plane për të sulmuar në 37 pika”, ka thënë Kurti për mediumin francez.

I pyetur nëse i beson politikanit dhe biznesmenit Milan Radoiçiq, Kurti theksoi se nuk i beson.

“Sigurisht që jo. Milan Radoiçiq ishte lider i grupit”, u shpreh Kurti.

Related Articles