Kosova do të pres Zvicrën në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, ndërsa në konferencë për shtyp ishte përzgjedhësi Murat Yakin.
Në një atmosferë pozitive ky i fundit theksoi se ekipi i Kosovës do të jetë shumë i motivuar, ndërsa shtoi se Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të bëjnë maksimumin që të sigurojnë trepikëshin për Zvicrën.
“Ekipi i Kosovës është shumë i motivuar, na njohin mirë. Ne synojmë të fitojmë, Kosova ka shumë lojtarë të mirë, por nëse nuk i lejojmë të bëjnë lojën e tyre do të kemi sukses”.
Yakin e nënvizoi se Zvicra ka ardhur për tri pikët, ndërsa miqësinë e sheh vetëm para dhe pas ndeshjes, ndërsa për fushën tha se ka dëgjuar që është në gjendje të mirë,
“Ne mund të jemi miq para dhe pas ndeshjes (qesh). Por ne jemi këtu për tre pikët. Sa i përket fushës, kam dëgjuar se është në gjendje të mirë. Do t’i hedh një sy më vonë”, deklaroi Yakin
Ai iu përgjigj edhe pyetjes se Zvicra ka pasur shumë lojtarë shqiptarë dhe se i kanë dhënë shumë Zvicrës.
“E di shumë mirë këtë dhe disa lojtarë kanë emocione të shtuara për nesër, por sapo gjyqtari të nisë lojën të gjithë duhet të tregohen profesionistë”.
“Graniti dhe Shaqiri do të bëjë maksimumin për të marrë pikët e plota”, u shpreh Yakin.
Kosova luan ndaj Zvicrës të shtunën nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.