Yakini paralajmëron Shaqirin për rolin te Zvicra

Yakini paralajmëron Shaqirin për rolin te Zvicra

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka thënë se Xherdan Shaqiri ishte vendimtar në fazën e grupeve për kualifikimin në Evropian.

Por ai ka lënë të kuptohet se Shaqiri nuk do ta ketë vendin e sigurt në 11-she edhe në ndeshjet e Evropianit.

“Shaqiri ishte vendimtar në fazën e grupeve. Fakti që kemi kundërshtarë krejtësisht të ndryshëm do të diskutojmë në mars. I fola shkurt. Do të provojmë disa gjëra në mars, për këtë janë ndeshjet testuese. Por ai gjithashtu duhet të dijë dhe të kuptojë rolin e tij”, ka thënë Yakin.

Shaqiri është përfshirë në listën e Zvicrës për miqësoret e marsit.

Yakin gjatë konferencës për shtyp ka thënë se llogarit në mesfushorin shqiptar, Ardon Jashari. Ai ka thënë se Jashari duhet të ketë durim, pasi u ftua nga Zvicra U21.

“Ardoni ka nevojë për durim dhe për ndeshje të nivelit elitar ndërkombëtar. Nuk e kemi hequr atë, ne po llogarisim tek ai. Por ai ka nevojë për durim dhe duhet të luaj disa ndeshje për ekipin U21”, ka thënë Yakin në konferencë për media.

Related Articles