Mesfushori i Lecces, Ylber Ramadani, ka gjetur golin e parë në Serie A në përballje ndaj Frosinones.
Ramadani ka shënuar me një goditje spektakolare nga distanca, duke i dhënë avantazhin Lecces për 2-1.
Ramadani e nisi ndeshjen nga minuta e parë, ku në minutën e 89-të, kur Lecce ishte hedhur në kërkim të golit të fitores, provoi me një goditje nga distanca.
Gjuajtja e tij e fortë nuk u ndal nga portieri, duke dërguar topin në rrjetë.
Festë e mesfushorit shqiptar, por edhe e të gjithë stadiumit në Lecce, për golin spektakolar, që u dha vendasve fitoren prej 2-1.