Yll Bogaj thotë se është pronar i objektit për të cilin ministri Peci tha se ishte uzurpuar, ushtron padi ndaj ministrit

Yll Bogaj thotë se është pronar i objektit për të cilin ministri Peci tha se ishte uzurpuar, ushtron padi ndaj ministrit

Yll Bogaj, personi i cili pretendon se është pronar i objektit për të cilin ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se i takon shtetit, ka reaguar pasi ministri mori vendim për lirim të pronës.

Bogaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka ushtruar kallëzim penal ndaj ministrit.

“Pas shpifjeve të Faton Pecit dhe në mungesë të edukatës bazike për kërkim falje  dhe vazhdimësisë së dëmit material dhe moral ndaj integritetit tonë, që ai na ka bërë duke na portretizuar si uzurpatorë, ndaj Faton Pecit kemi ushtruar padi për shpifje”, ka shkruar Bogaj.

Ai tutje pretendon se prona në Ulpianë është e tija dhe për këtë posedon edhe certifikatë pronësore.

“Për informimin tuaj korrekt, ne jemi një familje e thjeshte dhe e zakonshme kosovare. Objekti të cilin e kemi në pronësi, është objekt banesor i blerë në mënyrë legjitime e legale nga personat fizik, përmes kontratave të lidhura pranë organeve kompetente, e jo nga Instituti i Bujqësisë. Certifikatat pronësore janë në emër tonin, përkatësisht numrat e fletave poseduese janë: O-71914059-07433-0-465-2-4-0 dhe O-71914059-07433-0-465-2-2-0”, ka shkruar Bogaj në Facebook.

Madje Bogaj ka shkruar se historiku i objektit bashkë me të drejtat pronësore që kanë ekzistuar në atë objekt janë të evidentueshme.

“Këto i ka ditur shumë mirë dhe i din edhe Faton Peci, pasi që i njëjti, ju ka shkruar institucioneve tjera duke ju referuar pronarit të vërtetë me certifikata pronësore, saktësisht neve”, ka shkruar Bogaj.

Ai ka bërë të ditur se familja e tij ka paditur Ministrinë e Bujqësisë në vitin 2016 për definimin e kufirit pronësor dhe që nga ajo kohë janë duke pritur shtjellimin e çështjes gjyqësore.

Related Articles