Ylli i Barcelonës shihet duke pirë duhan në zhveshtoren e Realit

Ylli i Barcelonës shihet duke pirë duhan në zhveshtoren e Realit

Portieri i Barcelonës, Wojciesch Szczesny është zënë nga kamera, duke tymosur në dhomat e zhveshjes, pasi fitores së madhe prej 4-0 ndaj Real Madridit.

Ish-lojtari i Arsenalit e Juventusit, i cili u rikthye nga pensionimi për t’iu bashkuar Barcelonës, duket shumë i hareshëm në festën pas fitores në “El Clasico”.

Seria prej 42 ndeshjeve pa humbje në La Liga e Real Madridit mori fund me një humbje turpëruese në “Santiago Bernabeu” nga Barça.

Lojtarët filluan festën në fushë e për ta përfunduar në dhomat e zhveshjes, teksa në një video shihet Szczesny duke buzëqeshur mbrapa grupit të lojtarëve.

Derisa ende nuk dihet nëse portieri polak tymosi duhan apo një “Vape”, pak tym mund të shihet qartësisht mbi Lamine Yamal.

Related Articles