Klubi Futbollistik “Prishtina” nën drejtimin e Ismet Munishit ka nisur ndryshimet në skuadër që të jenë sa më të gatshëm për edicionin e ri, shkruan Gazeta Enigma.
Kryeqytetasve i janë larguar shumë futbollistë, por te skuadra pritet që në ditët në vazhdim të ketë prurje të reja.
Në media po raportohet se drejtuesit nga kryeqyteti kanë nisur bisedimet edhe me mesfushorin e Dritës, Hamdi Namani.
Për mesfushorin llapjan ishte raportuar edhe më herët për një largim nga Drita.
/Gazeta Enigma/