Situata kaotike e cila po ndodh në Ukrainë për momentin, ka prekur të gjithë botën.
Pas shumë reagimeve nga sportistët ukrainasë, ku kërkohet tërheqja e trupave të Rusisë nga territori i tyre, ka reaguar edhe një nga lojtarët kryesor të Kombëtares së Rusisë.
Ylli i skuadrës ruse – Dynamo Moscow, Fedor Smolov, përmes një postimi në ‘Instagram’ ka kërkuar përfundimin e luftës.
Smolov është lojtari i parë rusë i cili kërkon nga qeveria e tij të tërheq trupat nga territori i Ukrainës, veprim ky për tu duartrokitur, duke marr parasysh regjimin e presidentit Putin në Rusi.