Ylli i Man Cityt diplomon në administratë biznesi dhe menaxhment

Ylli i Man Cityt diplomon në administratë biznesi dhe menaxhment

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri ka diplomuar në degën e administrim biznesi dhe menaxhment.

Spanjolli u regjistrua në Universitetin e Castellon për Ekonomi dhe qëndroi në konviktin e studentëve, në kohën kur luante për Villarrealin në La Liga.

Edhe pse karriera e tij ka përparuar deri në pikën ku ai është një lojtar i rregullt për Cityn nën drejtimin e Guardiolës, arsimi ka mbetur kyç për Rodri.

Ai përdori periudhën e bllokimit nga koronavirusi për të vazhduar me studimet e tij dhe në fakt kishte një test viva (provim me gojë) vetëm disa ditë pas hapjes së Kampionatit Evropian këtë verë.

“E përfundova. Më duhet vetëm të bëj një ese të fundit, një ese të vogël, por të gjitha temat, eseja e madhe në fund i kam përfunduar”, tha ish-lojtari i Atletico Madrid për faqen zyrtare të Manchester Cityt.

“Ishte punë e vështirë, por në fund ishte e bukur. Ke kohë për gjithçka. Sigurisht që të jesh futbollist është një profesion shumë kërkues sepse të kërkon jo vetëm lojën, stërvitjen dhe lojërat, është edhe pjesa tjetër dhe kujdesi që duhet të kesh për veten. Imagjinoni të ktheheni në shtëpinë tuaj në orën tre, në mënyrë që të keni gjithë pasditen të lirë. Ju mund të bëni shumë gjëra të tjera. Sigurisht që nuk mund të ndiqni ritmin e studentëve të tjerë, por me durim, me përkushtim mund ta bëni”, tha Rodri.

Related Articles