Futbollisti i Man Cityt, Jack Grealish ka rënë sërish në qendër të vëmendjes për shkak të sjelljeve jo-sportive të cilat e kanë ndjekur atë në vitet e fundit.
Në verën e vitit të kaluar, Grealish u bë futbollisti më i shtrenjtë i “Qytetarëve”.
Por, ai pati më shumë sukses jashtë fushës së gjelbër.
Pas festës së “çmendur” në Ibiza, tashmë ai është kapur i dehur në Las Vegas.
Mediat angleze raportojnë se ai i ishte i dehur në orën tre të mëngjesit dhe ka shpenzuar rreth 96 mijë euro për shërbime VIP në një klub nate, ku përfshiheshin 116 shishe shampanjë.
Even leaving a nightclub in Las Vegas at 3am Jack Grealish still throws his trademark body swerves pic.twitter.com/b3m5HornbQ— john sturgis (@sturgios) June 19, 2022