Analisti Visar Ymeri, së fundmi ka folur për pushtetin aktual.
Ai është shprehur se këta të fundit në vend të zbatimit të zotimeve për drejtësi, zhvillim dhe punësim, kanë sjellur vazhdim të polarizimit, stërkeqje të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës dhe rritje të pasigurisë së brendshme.
Këto deklarime ai i ka bërë gjatë një paraqitje në “Debat Plus”, transmeton Gazeta Enigma.
“Ne e kemi pasur në vitin 2021 një parti politike e cila ka thanë ‘Me ne vjen drejtësia, zhvillimi dhe punësimi’; s’ka ardhur asgjë! Ka ardhë diçka që s’ta ka premtuar; vazhdimi i polarizimit, stër-keqja e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës, rritja e pasigurisë së brendshme edhe për shkak të polarizimit politik, dhe, pas dy viteve qeverisje, qytetarët e Republikës së Kosovës që e kanë pru këtë parti në pushtet, ngushëllimin e vetëm e kishin ‘Bileta këta s’po vjedhin’.” – u shpreh ai. /Gazeta Enigma