Analisti politik, Visar Ymeri, ka deklaruar se në Kosovë, nëse fiton “autoritarizmi i Albin Kurtit”, pasojat do t’i pësojnë qytetarët e jo opozita.
Ymeri, në Debat Plus ka thënë se qytetarët duhet ta kuptojnë se çmontimi i demokracisë dhe dobësimi i sistemit demokratik nuk bëhet kundër një grupi të caktuar, por për nënshtrimin e të gjithë shoqërisë.
Sipas tij, agjenda e Kurtit është “suspendimi i institucioneve deri në momentin kur ai arrin t’i ketë nën kontroll të plotë”.
Ai ka theksuar se Kurti nuk ka pasur asnjëherë qëllim real për bashkëpunim politik.
“Këtu ka luftë mes dy narrativëve dhe po në fund e këqyrim cila narrativë po fiton. Ama një gjë duhet ta dijnë qytetarët nëse fiton autoritarizmi i Kurti në fund qytetarët e pësojnë jo opozita. Se këtu po mendohet se krejt kjo përpjekje po bëhet për tjetër kë, fillimisht serbët në veri hajt se ata janë serbë, pastaj hajt se këta janë opozitë. Në fakt ajo bëhet, doemthënë heqja e demokracisë çmontimi i sistemit demokratik bëhet për me nënshtru qytetarin të gjithë do ta pësojnë nëse vijmë deri aty… Mos të harrojmë që autoritarizmi mund të vijë me një fytyrë të butë më krevat këmishë të bardh i cili flet butë i cili kur a nevojë ta bëj një hapë thotë unë tash e uli gjuhen e hajde po bashkëpunojmë sot u dëshmua që Kurti kurrë nuk e ka pasur ndërmend të bashkëpunojë”, ka deklaruar Ymeri.
