Ymeri për koston e bartjes së rrymës: Ka ndodhur që për orë ka shkuar 220 mijë euro

Ymeri për koston e bartjes së rrymës: Ka ndodhur që për orë ka shkuar 220 mijë euro

Ekspertja energjetike, Janina Ymeri sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ndër të tjera foli edhe për koston e bartjes së rrymës.

Ajo u shpreh se ka ndodhur që për orë, kjo kosto ka shkuar 220 mijë euro

“Për shembull data 8 prill, sa ka kushtuar bartja e energjisë elektrike, 7 mijë e 35 euro, ditën tjetër datën 9 është 342 mijë euro brenda ditës, kjo është kosto e bartjes”.

“Ka ndodhur edhe për orë ka shkuar 220 mijë euro në orë, kosto e orës është 220 mijë euro, sepse bartja MW është bërë 700 euro. Nëse një MW e kemi 100 euro, shtatëfish na është rritur shpenzimi i rrymës”, u shpreh ajo.

Related Articles