Zafir Berisha i bashkohet listës së AAK-së

Zafir Berisha i bashkohet listës së AAK-së

Zafir Berisha ka konfirmuar zyrtarisht se do të jetë pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Berisha njoftoi se ky rreshtim politik krah Ramush Haradinajt vjen si vazhdimësi e idealit të përbashkët për lirinë dhe përgjegjësinë ndaj shtetit.

Ai theksoi se po hyn në garë për të luftuar “të keqen” që sipas tij e ka kapluar vendin.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar miq, bashkëpunëtor nga BDP dhe qytetarë të respektuar,

Në betejën politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit po hyj me motivin që të jap kontributin tim me gjithë mundësitë që kam, për të luftuar të keqen që e ka kapluar Kosovën, sektin politik të Albinit, i cili e ka çorientuar shtetin dhe ka mashtruar qytetarët me premtime boshe.

Me Ramush Haradinajn na lidh e kaluara për liri, por edhe përgjegjësia që kemi ndaj vendit nga i cili nuk heqim dorë.

Prandaj rreshtimin tim në këtë betejë e shoh si vazhdimësi të përpjekjeve tona dhe të të gjithë atyre që e duan Kosovën seriozisht dhe pa mashtrime.

Related Articles