Pepe “ekzaltohet” pas golit të Ronaldos, kap sigurimin e stadiumit e bënë pjesë të festës

Pepe “ekzaltohet” pas golit të Ronaldos, kap sigurimin e stadiumit e bënë pjesë të festës

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar ndaj Irlandës në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës me rezultatin 2:1.



Portugalia ishte duke humbur me rezultatin 0:1, por CR7 u shfaq në skenë dhe realizoi dy herë, fillimisht në minutën e 89’të – pastaj edhe në minutën e 95’të. Pas golit të dytë që ishte edhe i fitores, tifozët dhe lojtarët ‘shpërthyen’ në festë.

Pepe, mbrojtësi i Portugalisë, nuk dinte si të vepronte dhe tek festa me lojtarët, ai kapi sigurimin që po qëndronte për të ruajtur qetësinë dhe e bashkoi me pjesën e futbollistëve.

Padyshim një moment komik – VIDEO:

Related Articles