Zaniolo dhe Tonali ‘të shkatërruar’ në Coverciano thotë Spalletti

Zaniolo dhe Tonali ‘të shkatërruar’ në Coverciano thotë Spalletti


Luciano Spalletti ka thënë se Nicolo Zaniolo dhe Sandro Tonali u ndjenë të ‘shkatërruar’ pasi policia u shfaq për të marrë në pyetje dyshen në kampin stërvitor të Covercianos javën e kaluar.

Dyshja italiane janë aktualisht nën hetim zyrtar për rastet e dyshuara të basteve të paligjshme në një skandal që ka përfshirë futbollin italian gjatë javës së fundit.

Pas incidentit të së enjtes në bazën stërvitore të kombëtares, Zaniolo dhe Tonali u larguan nga skuadra, ndërsa ky i fundit rifilloi stërvitjen me Newcastle mëngjesin e së hënës.

Gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes përpara ndeshjes kualifikuese të Italisë për Euro 2024 kundër Anglisë të martën në mbrëmje, Spalletti konfirmoi se rasti kishte qenë i vështirë për të gjithë në kamp.

“Po, ishte traumatike për ekipin, ne e gjetëm veten duke pasur autoritetet praktikisht brenda dhomës së zhveshjes”, ka thënë fillimisht Spalletti për mediat në sallën e shtypit në Wembley të hënën në mbrëmje.

“Ne ishim pak të mërzitur, të befasuar. Por, kishim një ditë të tërë që kur u thamë lamtumirë dhe shumë prej nesh shkuam t’i përqafonim para se të ktheheshin në klubet e tyre, në shtëpitë e tyre”.

“Djemtë e përfshirë u shkatërruan. Kur një grup qëndron bashkë dhe i përjeton ndeshjet si kombëtare, krijohen gjithmonë marrëdhënie të rëndësishme”.

“Mendoj se ky është një problem që mund të ndodhë mes të rinjve, ne jemi angazhuar t’i mbështesim dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, përfundoi trajneri i Italisë.

Pritet që Zaniolo dhe Tonali të thirren nga Prokuroria e Torinos në rastin më të afërt të mundshëm. 

Related Articles