Zbardhet ngjarja, i dyshuari kryesor pranon vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Zbardhet ngjarja, i dyshuari kryesor pranon vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Janë bërë një vit e gjysmë nga zhdukja e biznesmenit Bedri Rexhepi.

Jeton Vllasaliu, i dyshuari kryesor për zhdukjen e tij e ka pranuar vrasjen e tij.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Vllasaliu e ka marrë përgjegjësinë për eliminimin e biznesmenit kosovar.

Madje sipas burimeve të gazetës, autori i dyshuar ka treguar vendndodhjen e krimit të bërë.

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një zonë malore ku organet kanë dalur bashkë me të dyshuarit në kërkim të trupit të tij.

Bedri Rexhepi kishte dalur nga shtëpia me datë 8 prill të vitit 2021 dhe që nga ajo ditë ishte shpallur i zhdukur.

Ky rast është një storie suksesi e Policisë së Kosovës pasi ka hetuar me sukses të gjitha pistat që kanë detyruar të dyshuarin të pranojë fajësinë dhe pas një kohe të gjatë familja e viktimës po njoftohet me drejtësinë.

Related Articles