Autoritetet italiane lanë zbardhur vrasjen e shqiptarit Petrit Caka në banesën e tij më 12 Dhjetor të vitit të kaluar.
I ndjeri nuk është vrarë nga grabitësit siç dëshmoi gruaja e tij.
Nga hetimet ka rezultuar se ka qenë pikërisht gruaja ajo e cila ka porositur vrasjen dhe bashkëpunëtorë kanë qenë njerëzit e saj, me në krye vëllanë.
Skema e krimit u zbardh falë përgjimeve. Vëlla e motër inskenuan grabitjen në shtëpinë, ku Caka u vra pa mëshirë, duke u goditur disa herë me thikë.
Sipas mediave italiane, mëngjesin e kësaj të enjteje janë ekzekutuar 3 nga 4 urdhër-arrestet të lëshuara nga gjyqtari kundër gruas dhe tre bashkatdhetarëve, njëri prej të cilëve vëllai i saj. Ky i fundit është ende në arrati dhe po kërkohet ndërkombëtarisht.
Gruaja u gjurmua dhe u arrestua në një shtëpi tjetër po në Roça Priora ku jetonte së fundmi, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tjerë të vëllait të saj, u ndaluan. Njëri ishte gati për të hipur në tragetin për në Durrës.
Gjithçka nisi pas konfliktit të vazhdueshme të bashkëshortes së tij, ku ankohej se dhunoi nga bashkëshorti babai i tre fëmijëve. Ajo kishte thirrur për ndihmën vëllain e saj, me të cilin thuri dhe planin.