Zbarkimi i liderëve të Evropës në Tiranë, Arifi: Shtëpia pa miq nuk mbahet

Zbarkimi i liderëve të Evropës në Tiranë, Arifi: Shtëpia pa miq nuk mbahet

Opinionisti Avni Arifi, në një deklaratë për media kakomentuar ardhjen e 47-të liderëve në Shqipëri, tha se asnjë shtet nuk mund të mbërrijë pa miq dhe aleatë, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai u shpreh se nuk mund të ketë politikë efektive të jashtme e as i suksesshëm nëse nuk ke miq me të cilët ku i plason idetë.

“Fjalë popullore që është përdorur edhe në politikë “shtëpia pa miq nuk mbahet”. Vendet e vogla, Shqipëria po e fus edhe Kosovën aty, asgjë nuk mund të mbërrijnë pa miq dhe pa aleatë. Gjithçka është tek urat që ndërtojnë liderët e shteteve, këtë e kemi provuar edhe në vitet 90’ kur Kosova ka ndërtuar ura miqësie me institucione edhe me organizime, organizata të ndryshme, ku e gjithë shoqëria e Kosovës ka qënë në funksion të ndërtimit të urave të miqësisë, ndër pjesët më të mira të diplomacisë në historinë e Kosovës ka qenë orientimi ynë pro-perëndimor me ndërtimin e marrëdhënieve dhe raporteve me njerëz që kurrë nuk kishin dëgjuar për Kosovën apo për shqiptarët”, deklaroi ai në “Rubikon”.

“Besoj që nuk mundesh të kesh politikë efektive të jashtme, nuk mundesh me qenë i suksesshëm nëse nuk ke miq me të cilët ku i plason idetë e tua. E paimagjinueshme sot një ministër i Jashtëm ose një kryeministër i një vendi të vogël me qenë i suksesshëm pa bashkëpunim dhe pa miqësi”, tha Arifi.

Related Articles