Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë sot se Serbia po i shkel të gjitha parimet e Marrëveshjes Bazike.
Konjufca tha se parimet janë themeli i marrëveshjes Bazike dhe Serbia po i shkelë ato duke mos e pranuar Kosovën as de facto dhe duke penguar anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. Të gjitha këto, Konjufca tha se i japin të drejtë Kosovës që të mos hedhin hapa tutje.
Duke folur për Asociacionin, Konjufca tha se ai nuk është parim dhe mund të ketë afat.
“Çështja e pozicionit të Kosovës ndonjëherë po ndërlikohet pa nevojë. Pozicioni insistues i qeverisë që kjo marrëveshje të zbatohet, parimet prej të cilave përbëhet marrëveshja do të hyjnë në fuqi në momentin që është pranuar nga ana e Serbisë. Parimet nuk kanë afat. nuk mund të thuash më 1 janar 2025 do të fillojë zbatimi i parimit. Parimet janë themelet e marrëveshjes. Dhe nën nenin 2 e keni parimin e barazisë sovrane mes Kosovës e Serbisë. Ky afat nuk ka parim. Nuk mund të thotë Serbia me Kosovën do të sillet agresore dhe në një moment do të fillojë të bëhet fqinj i mirë. Ne e përjetuam Banjskën në shtator, pasi Serbia e pranoi Marrëveshjen. Çështjet konkrete mund të kenë afate. p.sh kur do të hapet misioni diplomatik i Kosovës në Serbi.
Serbia po i shkelë parimet e marrëveshjes duke mos e pranuar fare Kosovën si shtet, as de facto dhe atë principin mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në institucionet evropiane. Nuk mund të kesh barazi sovrane mes shteteve, kur Serbia dërgon letrën për me zhvlerësu marrëveshjen. Ne e kemi subjektivitetin ndërkombëtar edhe pa Serbinë, por fakti që Serbia po i shkel të gjitha këto parime që i përmenda na jem neve të drejtë të mos mund ta hedhim hapin tjetër për të gjitha këto pjesë të saj.. Fakti që i përmenda të gjitha këto parime që po shkelen, kjo na jep neve të drejtë që të mos mund ta hedhim hapin tjetër për të gjitha pjesët e saj.
Ju e keni dëgju Asociacionin që po thonë, kjo është pika e shtatë. Asociacioni mund të ketë afat, por ai nuk është parim. Nëse ne sulmohemi nga Serbia, nëse Ministri i Mbrojtjes së Serbisë thotë kur ne do të kthehemi në Kosovë këtu janë shkelë parimet e marrëveshjes”, tha ai para mediave.