Njëra nga ngjarjet më të rënda në historinë e futbollit ka ndodhur mbrëmë në Indonezi, pas përfundimi të ndeshjes Arema FC – Persebaya 2-3.
Deri më tani numrat e konfirmuar janë se kanë vdekur 174 persona, derisa mbi 200 janë të lënduar ku një pjesë e tyre po luftojnë me jetën. BBC në versionin indonesian ka zbuluar detaje të reja se si erdhi deri te përshkallëzimi i situatës.
Një dëshmitar që ishte prezent në stadium, Muhamad Dipo Maulana, 21 vjeç ka qenMuhamad Dip prezent nMuhamad Dip ndeshje derisa ka zbuluar gjithçka që ndodhi.
“Pas përfundimit të ndeshjes, disa tifozë të Arema u futën në fushë për të protestuar tek futbollistët e ekipit të tyre, por u ndaluan menjëherë nga policia të cilët ushtruan dhunë”.
“Pas dhunës së policisë, tifozë të tjerë pushtuan fushën në shenjë proteste dhe kjo e tensionoi edhe më shumë situatën”.
“Policia me qen, me mburoja dhe ushtarët dolën përpara tifozëve”.
Tutje djaloshi që ishte prezent në stadium tha se ka dëgjuar mbi 20 të shtëna me gaz lotsjellës drejt tifozëve në gjitha tribunat, shkruan Telegrafi.
“Kishte shumë zhurmë. Kanë qenë mbi 20 të shtuna me armë të gazit lotsjellës në të gjitha tribunat”.
“Kam parë me sytë e mi njerëz me panik duke vdekur, ka pasur shumë fëmijë dhe të moshuar që janë prekur nga gazi lotsjellës”, u shpreh Dipi për BBC.
Kujtojmë që futbolli në Indonezi është pezulluar dhe për këtë ka reaguar edhe FIFA që ka dënuar hedhjen e gazit lotsjellës në drejtim të tifozëve.