Lazio humbi në mënyrë dramatike derbin e xhiros së 34-të të Serisë A ndaj Milanit (1:2) në shtëpi.
Mikpritësi mbeti pa shpresa për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe mysafiri ruajti vendin e parë në garën për titull me rivalët e qytetit Inter me një gol në minutat e fundit.
Një gol i rëndësishëm për të dyja klubet u shkaktua nga mbrojtja e Lazios. Fillimisht, anësori i djathtë malazez, Adam Marusic ua kaloi topin kundërshtarëve, të cilët më pas krijuan aksionin e shpejtë dhe shënuan me Tonalin.
Pas gabimit të tij, që shkaktoi golin, Acerbi qeshi dhe kjo e irritoi bashkëlojtarin e tij, Adam Marusic, i cili iu afrua dhe sipas mediumeve ndërkombetare i bërtiti atij duke i thënë: “E ke fajin, m.t!”. Pas kësak filluan menjëherë sulmet ndaj Acerbit dhe në rrjetet sociale.
Acerbi u detyrua të reagojë në media sociale, duke theksuar se është bërë mjaft tani, pasi ai nuk gaboi me qëllim dhe shtoi se gjithmonë ka dhënë maksimumin për ekipin lazial.