Zbulohen prapaskenat e takimit Ceferin, Laporta dhe Pique në Barcelonë

Zbulohen prapaskenat e takimit Ceferin, Laporta dhe Pique në Barcelonë

Gjatë javë para krijimit të Super Liges, mbrojtësi i Barcelonës Gerrard Pique dhe presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin, kanë drekuar në një restorant në Barcelonë.

Sipas “RAC1”, Pike është pronar i klubit FC Andorra dhe është takuar me Ceferin për arsye biznesi ku qendra e bisedës kanë qenë të drejtat televizive dhe garat e UEFA-s. Sipas asaj që raportohet, drekës i është bashkuar dhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

Por vetëm disa javë më vonë u krijua Super Liga e re dhe qasja e Ceferin ndaj Barcelonës ka ndryshuar shumë duke shprehur se do të marrë dhe masa ndëshkuese.  Disa ditë më parë, mbi krijimin e Ligës së re Pique shkroi në “Twitter”  fjalët “Futbolli është i tifozëve”, një thirrje e qartë kjo kundër Super Ligës.

Ky lajm ka bërë bujë të madhe pasi prapaskenat mbi krijimin e Super Ligës Europiane sa vijnë dhe shtohen.

Related Articles