U raportua më herët se në Krushë të Madhe të Rahovecit është gjetur një person pa shenja jete.
Burimete pohuan se i njëjti u dyshua t’i ketë dhënë fund jetës.
Indeksonline raporton viktima në fjalë është Rafki Hoti.
Hoti ishte pensionist kosovar, me pasaportë gjermane, dhe u gjet i varur në litar.
Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.
Ai ka thënë se rasti është duke u hetuar nga organet relevante, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në IML.
“Atë që mund të ju konfirmoj është se sot viktima mashkull i lindur në vitin 1951 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe-Rahovec (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor” ka deklaruar Elezi.